Për një muaj rresht Hyzer Gashi i cili ka të kontraktuar 150 kompani për importin e cimentos nga Shqipëria në Kosovë thotë se nuk  ka importuar as edhe një gram cimento. Kjo për shkak të masës tarifore prej 35 përqind të vënë nga Ministria e Tregtisë një muaj më parë.

Dhjetëra importues te cimentos, bllokuan të hënën rrugën ne te cilen ndodhen ambientet e ministrisë së tregtisë. Ata kërkuan shfuqizimin e vendimit dhe akuzuan ministren Mimoza Kusari Lila se karshi dëmit financiar në firmat e tyre, humbje të mëdha deri në nje milion euro po perjeton edhe buxheti i Kosovës.

“Neve na kanoset falimentimi nëse vazhdon kështu, aktualisht kemi zero import, nga importi 200 mijë euro 70 maune, sot e 30 dite asnjë gram skemi futur pasi që e pamundeson importin sepse cdo maune eshte nje takse thjeshte e cila eshte anti ekonomike, 600 euro mesatarja, nje takse kjo e cila na bene jo konkurrent”, tha Hyzer Gashi, importues i cimentos.

“Sipas këtyre shoferave, cdo firmë absolutisht brenda javës, nese nuk lirohet kufir, neve na duhet te shkojme ne shtepi. Kush na e mbane neve familjet, kush jep përgjegjësi për neve, ministria?”, Kujtim Nikqi, punëtor.

“Prandaj kërkojmë nga kryeministri si promotor i zhvillimit ekonomik që të nderpresë këtë tekë personale të Mimoza Kusarit të cilës nuk mund t’i themi më as zëvëndëskryeminsitre sepse nuk meriton me qënë në qeveri, ta ndalë këtë trend”, tha, Sejfullah Sejfullahu, punëtor.

Nëpërmjet një komunikate Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se është në fazën e fundit të konsultimeve dhe pas verifikimit të të gjitha rekomandimeve do të dalë me një qëndrim të ri.

Top Channel