Franko Fratini, “Qytetar Nderi” i Tiranës
10/07/2012 23:30
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka nderuar me titullin “Qytetar nderi”, ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini në një ceremoni të organizuar në pallatin e Brigadave.
Ky titull i është dhënë zotit Fratini me motivacionin për kontributin e tij të cmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë.
“Celësi i Tiranës” i është dorëzuar ish-diplomatit italian nga kryeministri Sali Berisha.
Zoti Fratini në fjalën e tij ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Italisë, por edhe të tijën personale në atë që e quajti sfida e re e Shqipërisë, marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Top Channel