
21 gazetarë të cilët mbulojnë cështjet e drejtësisë në vend, u cerftifikuan përmes grantit të programit të agjensisë amerikane USAID për forcimin e sektorit të drejtësisë në Shqipëri, “JUST” dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare.
Çerfitifikimi i tyre për ‘akademinë e ligjit për gazetarët” vjen pas 10 sesioneve trajnimi të zhvilluara përgjate muajve maj- korrik, në të cilat cilat u trajtuan tema që lidhen me sistemin e drejtësisë nga profesorë të çështjeve të së drejtës si Aurela Anastasi, Artan Hajdari, Eralda Methasani, Marjani Semini.
Në fjalën e tij drejtori i projektit “JUST” zoti John Carver theksoi rëndësinë që kanë gazetarët në kontributin ndaj publikut për të investiguar dhe përcjellë se cfarë ndodh në seancat gjyqësore.
USAID JUST është një projekt 5-vjeçar i filluar që në tetor 2010 i cili synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe anti-korrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimin juridik dhe avokatisë në Shqipëri.
Top Channel