Vijon vala e eliminimeve në Iran/ Pretendon se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë vendimin me varje për dy persona
Policia franceze ka nisur një hetim për të zbuluar se si një stacion
televiziv arriti të transmetonte regjistrimin e bisedimeve mes vrasësit
islamik Mohamed Merah dhe policisë.
Dialogu, i regjistruar gjatë operacionit të forcave speciale në Tuluz ku Merah mbeti i vrarë, u transmetua nga kanali TF1 ditën e diel.
Të afërm të Merah, përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, u shprehën të irrituar për faktin se bisedimet u transmetuan.
Merah, 23 vjeç, vrau tre ushtarë francezë dhe katër hebrenj në sulme të ndryshme të kryera në muajin mars, që tronditën gjithë Francën.
Ai u qëllua për vdekje pas një operacioni blic që kulmoi pas 32 orë bisedimesh me policinë në një apartament në jug-perëndim të Tuluzës.
Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls dënoi vendimin e TF1 për të transmetuar pjesë të negociatave, duke thënë se ky veprim tregon mungesë respekti për të afërmit e viktimave.
Gjithashtu, ai shprehu keqardhjen e tij për faktin se transmetimi u bë në një kohë kur proçedurat gjyqësore lidhur me çështjen janë ende në vazhdim.
Top Channel