Kërcënon se do hidhet nga “Skënderbeu”

09/07/2012 23:00

Një nga personazhet më të njohura në kohët e fundit të shoqatës së të përndjekureve politikë Gjergj Ndreca, kërcënoi më tepër se dy orë gjatë mbrëmjes së të hënës me hedhje nga monumenti i Skënderbeut në qendër të kryeqytetit.

Ndreca i njohur edhe për konfliktin me deputetin Ilir Rusmali është duke shprehur protestën e tij individuale në lidhje me dhënien e dëmshpërblimeve ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.

Pas negociatave të gjata të forcave të policisë, si edhe kërkesës prej miqve të tij, Ndreca pranoi të zbresë nga masivi i mermerit ku ndodhej.

Qendra e Tiranës, rreth e rrotull monumentit ishte e rrethuar nga forca të policisë të cilat lejuan t’i afrohen Ndrecës vetëm miqtë e tij që i kërkuan të zbriste.

Top Channel