
Një tërësi fijesh të ndryshme të thurura më së miri për të krijuar një
pëlhurë që mban etiketen ‘Made in Italy’, me përmbajtje 92% janë
italianë, 1.6% rumunë, 0.80% shqiptarë e kështu me radhë.
Keshtu eshte konceptuar nje spot kunder racizmit i realizuar nga Zyra Kombetare Kunder Diskriminimeve Raciale, e qe prej disa ditesh ka filluar te transmetohet ne mediat kombetare italiane.Ne gjashtemujorin e pare te ketij viti ka pasur nje rritje prej gati 90% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar te sinjalizimeve te bera prane Zyres Kombetare kunder diskriminimeve.
Shumica e 15 mije sinjalizimeve kane ardhur nga deshmitare te episodeve te diskriminimit te te huajve, pjesa me e madhe e te cileve ndodhin ne mjediset e punes. Por gati 10% te sinjalizimeve kane te bejne me mediat, me imazhin diskriminues ose gjuhen e papershtatshme qe ato kane perdorur ne episode te caktuara, kur kane pasur te bejne me te huaj. Pikerisht per kete fenomen te mediave italiane pritet se shpejti nje raport i posaçem i Zyres per Diskriminimet Raciale.
Top Channel