FRD themelon degën në Elbasan

09/07/2012 23:25

Partia Fryma e Re Demokratike ka themeluar pasditen e sotme degën e saj në qytetin e Elbasanit.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Teatrit “ Skampa”, ku Kryetari i Grupit nismëtar, Gazmend Oketa ka falënderuar dhe uruar  të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur partinë më të re në vend duke marrë pjesë në këtë eveniment.

Sipas tij, Fryma e Re Demokratike është një alternativë moderne që do të përfaqësojë të gjithë ata që nuk pajtohen me politikën aktuale të maxhorancës, që sic thotë Oketa, ka humbur krejtësisht identitetin dhe besimin e qytetarëve.

Por ai thekson se kjo parti do të përfaqësojë edhe të zhgënjyerit e opozitës.

Oketa theksoi se edhe pas 22 vjetësh, Shqipëria ndodhet sërish në tranzicion dhe se ëndrrat e të rinjve të sotëm, janë të njëjta me atë të atyre të viteve ‘90.

Nga Elbasani ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje politike, pasi vetëm kështu mund të bëjnë që korrupsioni të mbetet pjesë e së kaluarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA