Zgjedhjet në Libi, kryesojnë liberalët

08/07/2012 21:00

Libia është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve të para të lira në vend, të cilat mund të çojnë në një fitore të papritur të moderuarit në kurriz të islamikëve.

Sipas zërave më të fundit ata duket se kryesojnë në disa vendvotime në Tripoli dhe në Lindje.

Nëse thashethemet do të të konfirmohen, Libia do të jetë vendi i parë i “Pranverës arabe” që islamikët munden në votime.

Gjithsesi lajmi është përgënjeshtruar nga komisioni zgjedhor. “Ne jemi ende duke pritur reuzultatet”, thanë ata.

Një rezultat final pritet mes të hënës dhe së mërkurës.

Top Channel