Korçë, karkaleci shkatërron të mbjellat

08/07/2012 00:00

Kulturat bujqësore të Goricës së Madhe në komunën e Liqenasit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë vërshimit të karkalecit.

Pas grurit, misri dhe fasulet janë ushqimi i radhës për insektin i cili për të dytin vit radhazi ka ngrënë thuajse gjithçka duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.

Edhe pse pas publikimit të rastit nga Drejtoria e Bujqësisë u tha se do të merreshin masa për shfarosjen e tij, banorët rrëfejnë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë ndërsa karkaleci do tu hajë edhe ato pak rezerva ushqimore që u kanë mbetur.

Rreth 200 hektarë është sipërfaqja e dëmtuar, ndërsa përhapja e karkalecit është duke ardhur gjithmonë e më tepër në rritje. Pavarësisht se në mënyrë private banorët kanë blerë në farmaci preparatin për zhdukjen e insektit, ai nuk ka dhënë asnjë efekt, ndërsa re të tëra karkalecësh fluturojnë lirshëm mbi parcelat e këtyre fermerëve.

800 banorë të këtij fshati e kanë bazuar ekonominë e tyre familjare tek kultivimi i bimëve prashitëse si fasulja dhe misri, por janë duke rrezikuar falimentimin si rrjedhojë e përhapjes së karkalecit.

Top Channel