Kamerat e sigurisë të një argjendarie në qytetin e Fierit kanë kapur castet e një sulmi të dy personave me maska dhe armë automatike kallashnikov, të cilët kanë grabitur një sasi të konsiderueshme argjendarie.

Vidoja është bërë publike sot nga gazeta “Shqip” e cila zbuloi pamjet e ngjarjes.

Në pamje duken grabitësit që hyjnë në argjendari në kohën kur brenda ndodheshin klientë dhe dy shitësit. Ata kërcënojnë me armë klientët të cilët dalin menjëherë jashtë e më pas ju kërkojnë shitësve të dorëzojnë sendet e shtrenjta. Gjithcka ndodh në pak sekonda.

Ngjarja ndodhi në orën 11.30 të datës 5 korrik vetëm 50 metra larg qendrës së qytetit, ne bulevardin kryesor “Jakov Xoxa”.

Policia raportoi grabitjen dhe faktin se dy të rinj me maska dhe armë morrën rreth 2 kilogram bizhuteri dhe u larguan me një motor pas grabitjes.

Top Channel