Qipro, i kërkon hua Rusisë

07/07/2012 01:30

Qipro merr presidencën e BE-së, por për të zgjidhur problemet ekonomike i kërkon një ndihmë prej pesë miliardë eurosh Rusisë.

Gjatë takimit me Presidentin e Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso, në Nikosia, presidenti i Qipros Demetris Kristofias tha se Rusia është shumë herë më e gatshme dhe nuk vendos kushte për ndihmën.

Barroso rinënvizoi objektivat e kësaj presidence; përpjekjet për një union  bankar, mbrojtjen e depozitave si dhe rregulla të qarta për bankat në vështirësi, falimentimi i të cilave mund të cënonte shumë persona.

Qipro po kalon vështirësi ekonomike por autoritetet e vendit kritikuan vendimin e Eurozonës për të risktrukturuar borxhin e sektorit privat në Greqi. Kjo lëvizje goditi bankat qipriote të cilat janë shumë të ekspozuara përballë krizës në Greqi.

Top Channel