Libi, qëllohet helikopteri me materialet zgjedhore

07/07/2012 03:20

Persona të armatosur në Libi kanë qëlluar mbi helikopterin që mbante materialet e votimit për zgjedhjet e së shtunës, duke vrarë një punëtor zgjedhor.

Helikopteri bëri një ulje të detyruar jashtë qytetit lindor të Bengazit.

Identiteti i agresorëve nuk dihet, por Libia Lindore ka qenë fokusi i trazirave nga grupet që kërkojnë autonomi më të madhe rajonale.

Sondazhi parlamentar është votimi i parë kombëtar që nga koha kur Kolonel Muamar Gadafi u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar.

Lajmi erdhi pasi disa njerëz të armatosur mbyllën të paktën tre terminale të eksportit të naftës në lindje në shenjë proteste për votimet.

Ata janë të zemëruar sepse perëndimit të vendit i janë dhënë më tepër vende në Kongresin e ri të Përgjithshëm Kombëtar me 200 anëtarë, se sa lindjes të pasur me naftë.

Sistemi aktual ndan 100 vende në perëndim, 60 në lindje dhe 40 në jug.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pothuajse gjysma e kapacitetit të naftës së eksportuar në Libi ka qenë i mbyllur si rezultat i kësaj.

Top Channel