Vijon vala e eliminimeve në Iran/ Dyshohet se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë vendimin me varje për dy persona
Mbi 20 liderë studentorë janë arrestuar në mbarë Birmaninë, në ofensivën më të madhe policore që nga prezantimi i reformave demokratike vitin e kaluar.
Lajmin e bëjnë të ditur aktivistët pro-demokracisë. Studentët janë ndaluar në prag të përkujtimit të shtypjes së lëvizjes studentore 50 vjet më parë.
Rreth 300 persona u mblodhën në Rangun për të shënuar evenimentin, pavarësisht arrestimeve dhe pranisë së shtuar të forcave të policisë.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se ajo që do të ndodhë më vonë do të tregojë se sa serioze janë reformat për të cilat qeveria e vendit është angazhuar.
Qindra të burgosur politikë janë liruar vitin e kaluar në kuadër të këtyre reformave, të cilat nisën pas ndryshimit të pushtetit nga një regjim ushtarak në civil.
Aktivistët thonë se burgimet e liderëve studentorë janë bërë në lokalitete të ndryshme në mbarë vendin, mes të cilave pesë në Rangun.
Aktivisti Ko Ko Gyi tha se disa nga të burgosurit ishin liruar muajt e fundit si pjesë e një amnestie për të burgosurit politikë. Mes tyre ka pasur edhe disa liderë studentorë.
Top Channel