Romney mbledh 100 mln dollarë në qershor

06/07/2012 00:00

Kampi i Mitt Romney-t mblodhi 100 milionë dollarë në qershor, duke kapërcyer atë të Obamës për të dytin muaj rresht.

Kandidati Republikan gëzon fonde të bollshme me paratë e mbledhura drejtpërdrejt nga fushata e tij, por ka marre edhe ndihmen e komitetit te jashtem politik qe punon ne favor te 65-vjeçarit. Te mbledhura bashke, grupet financuese te Romney-t kane nje fuqi qe mund te krijoje avantazh te vazhdueshem financiar ndaj rivalit demokrat, çka rrezikon sipas mediave amerikane, ta ktheje Obamen ne te parin president ne Historine e Shteteve te Bashkuara, te cilit kundershtari ia kalon me fonde.

Ne muajin maj, ish-guvernatori i Massachusses-it arriti te mblidhte me shume se 76 milione dollare, ndersa shefi i Shtepise se Bardhe dhe aleatet e tij 60 milione. Te tilla shifra u perdoren menjehere nga kampi republikan, qe nxitoi t’i pershkruante si tregues te lodhjes se votuesve amerikane nga premtimet e pambajtura te presidentit dhe kerkesen e tyre per ndryshim.

Kampi i Obames falenderoi dhuruesit, por preferoi te mos bente komente te tjera mbi fondet e republikaneve, pervec pohimeve te zedhenesit ben LaBolt, qe tha se shifrat u trumpetuan per te terhequr vemendjen nga probleme te tjera me te rendesishme. Amerikanet pak i ha meraku sa para do te mbledhe ai per t’u zgjedhur ne krye te shtetit, deklaroi Labolt.

Ata me shume shqetesohen se cfare do te beje zoti Romney pasi te shfuqizoje, siç thote, reformen e kujdesit shendetesor. Me ritmin e deritanishem, dy kandidatet pritet te mbledhin me shume se 1 miliarde dollare fonde fushate deri ne nentor ne forme kontributesh per partite, perpjekje te perbashketa per grumbullim parash, punes se komiteteve te veprimit dhe angazhimit te organizatave jofitimprurese.  

Top Channel