Në Londër grataçela më e lartë në Europë

06/07/2012 00:00

Gradacela me e larte ne Evrope tashme eshte ne Londer, nje ndertese xhami qe sfidon gravitetin, por edhe krizen ekonomike.

Tipike e nje ndertese qe zakonisht gjendet ne Dubai, kjo ikone arkitekturore ka kushtuar 1.5 miliarde sterlina te dale nga xhepat e sheikeve te shtetit te Katarit, per te cilen u deshen 12 vjet per ta ndertuar.Ajo eshte projektuar nga arkitekti Renzo Piano, i cili filloi ta skicojë ate gjate nje darke.

Gradaçeli ne formen e nje piramide te stergjatur, e cila quhet Shard do te shnderrohet padyshim ne nje nga simbolet e reja per vizitoret e Londres, ashtu siç eshte edhe nje ngjitje ne maje te nderteses Empire State Building ne Nju Jork.

Por ajo do te hapet per publikun ne muajin shkurt ku nje bilete, per te ngjitur ne maje te saj do te kushtojë sa dyfishi i nje bilete qe paguhet ne Paris per te hipur ne Kullen Eiffel.

Top Channel