Meksikë, konfirmohet fitorja e Nieto

06/07/2012 18:45

Enrique Pena Nieto është konfirmuar si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Meksikë, pas një rinumërimi të pjesshëm të votave.

Me pothuajse çdo votë të numëruar, zoti Pena Nieto siguroi 38.2 për qind, i ndjekur nga Andres Manuel Lopez Obrador, në vendin e dytë me 31.5 për qind.

Pasi fituesja e vendit të tretë Josefina Vazquez Mota pranoi humbjen, zoti Lopez Obrador deklaroi se do ta kontestonte rezultatin në gjykatën elektorale të Meksikës.

Akuzat për parregullësi gjatë proçesit çuan në rinumërimin e pothuajse 50 për qind të votave, pas shpalljes së rezultatit ditën e hënë.

Partia e Obrador deklaroi se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe akuzoi Enrique Pena Nieto se kishte blerë votat.

Zoti Piena Nieto, i partisë PRI, deklaroi për BBC se nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe shtoi se mund të padisë kundërshtarët e tij për akuzat e bëra.

Kryetari i strukturës elektorale të Meksikës deklaroi se pas rinumërimit nuk ka më arsye për të mos pranuar rezultatin.

Korrespondenti i BBC në Meksiko Siti, Will Grant deklaroi se zgjedhjet ishin një proçes i vështirë dhe se Pena Nieto nuk duhet të priste një pranim të qetë të rezultatit nga rivalët e tij.

Detyrat kryesore të presidentit të ri të vendit latin do të jenë lufta kundër drogës, ulja e numrit stratosferik të vrasjeve të lidhura me narkotrafikun, 50 mijë në pak vjet, por edhe luftimi i korrupsionit të lartë në radhët e shtetit, që thuhet se favorizon kartelet kriminale.

Top Channel