Lagarde, shqetësim për ekonominë globale

06/07/2012 00:00

Christine Lagarde eshte e shqetesuar per gjendjen e ekonomise globale,
qe sipas saj po shkon drejt perkeqesimit. Skenari eshte gjithmone e me i
zymte, thote shefja e FMN-se. Dhe problemi nuk prek vetem Europen, por
edhe Shtetet e Bashkuara e tregje ne rritje si Brazili, Kina e India.

Ne kete situate, projeksionet e ardhshme te organizates qe ajo drejton per rritjen ekonomike globale do te jene me te uleta se 3,5 perqindeshi i parashikuar ne muajin prill.

Edhe pse i pershendeti perpjekjet e lidereve te Bashkimit Europian per zgjidhjen e krizes se borxhit, Lagarde e beri te qarte se nevojiten reforma te metejshme dhe implementim rigoroz.

“Nga kendveshtrimi i FMN-se, besojme se duhet bere me shume ne drejtim te reformave, e pastaj te mos harrojme se mbetet edhe ceshtja e venies se tyre ne jete. Eshte e qarte qe duhet te kete nje zbatim te forte e te vazhdueshem te tyre ne menyre qe te shohim disa rezultate”, tha Lagarde.

Perpjekjet nuk duhen kufizuar megjithate brenda Eurozones. Lagarde i meshon idese se bashkepunimit mes vendeve si thelbesore per rivendosjen e besimit, per reformimin e sektorit financiar dhe sigurimin e nje rritjeje te qendrueshme. Shefja e FMN-se i beri keto komente gjate nje simpoziumi ekonomik ne Tokio, pjese e turit te vet nje javor neper Azi. Kryeministri japonez Joshihiko Noda u ankua se problemet e borxhit ne Europe po demtojne edhe ekonomine japoneze sepse kane shkaktuar nje rritje te pajustifikueshme te vleres se jenit.

Top Channel