Itali, vret dhe djeg të shoqen shtatzanë

06/07/2012 00:50

Një vrasje makabër ka ndodhur në Itali, ku nga hetimet e para duket se burri ka vrarë dhe më pas ka karbonizuar gruan e tij shtatzanë.

Pas shumë orësh historish plot kontradikta dhe gjysëm të vërteta pak të besueshme, është ndaluar për vrasje i akuzuari, Salvatore Savelli, 39-vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Maria Anastasi, nëntë muajsh shtatzanë.

Mënyra e ekzekutimit ishte po aq tronditëse sa lajmi, teksa autori i ka përplasur kokën viktimës e më pas i ka vënë flakën.

Gjatë marrjes në pyetje autori tregoi disa versione kontradiktore, ndërsa hetimet zbulonin episodet tronditëse të dhunës.

Duket se ngjarja e ka pasur zanafillën kur burri u ka imponuar gruas së tij shtatzënë dhe tre fëmijëve të tyre, praninë në shtëpi të së dashurës së tij.

Top Channel