Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari ka ndodhur në orët e mëngjesit në aksin rrugor Fier-Seman.
32-vjeçari Maks Gjini ka mbetur i vdekur ne vend pasi zetori qe ai drejtonte ka dale nga rruga dhe ka perfunduar në një kanal vadites. Burime nga policia lokale bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne vendi ne quajtur Kulla e Semanit.
Po sipas plicise Maks Gjini kishte dale per te punuar me zetori ne tij dhe ne rruge e siper ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga duke perfunduar ne kanalin vadites. Si pasoje e plageve te marra ai ka nderruar jete menjehere.Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje.
Top Channel