Në Ukrainë vazhdojnë protestat kundër vendimit të djeshëm të parlamentit vendas, që zyrtarizoi gjuhën ruse si gjuhë të dytë në thuajse gjysmën e provincave lindore të vendit.
Mbështetësit e opozitës, këtë radhë për të mos u përleshur me policinë dhe forcat e sigurisë, zgjodhën një formë pasive të protestës duke u ulur në sheshet e rrugët e Kievit. Deputetët e opozitës dhe organizatorët e protestës deklarojnë se do të qendrojnë në rrugë dhe sheshe deri në momentin kur ligji të anulohet.
“Do të qendrojmë këtu, në grevë urie deri në momentin kur të anulojnë ligjin. Ne do të qendrojmë këtu, s’kemi asgjë tjetër në plan”, deklaroi Viacelsav Kirilenko, deputet i partisë së ish-kryeministres Julia Timoshenko, “Për Ukrainën”.
Opozita e quan ligjin si anti-kombëtar, ndërsa pozita e mbron atë duke thënë se respekton të drejtat e njeriut dhe të komunitetit rusofon në lindje të vendit. Në fakt, nga të dhënat zyrtare sipas regjistrimit të vitit 2001, rreth 17 përqind të totalit të popullsisë së vendit.
Top Channel