Shkodër, vrasje për gjakmarrje

05/07/2012 00:00

Një 40-vjeçar nga Bushati është vrarë për gjakmarrje. Viktima është Lulzim Qarri kryeplak i fshatit Mali i Jushit,i cili kishte dy
vite qe kishte dale nga burgu per nje vrasje te kryer 12 vite me pare.

Viktima eshte vrare ne qender te komunes Bushat ndersa ishte i vetem. Ai eshte qelluar me 6 plumba ne trup nga nje distance e afert. 40-vjeçari ka pare vrasesit dhe ka tentuar te hyje ne makine per te shpetuar por me pas ka perfunduar ne nje kanal buze rruges dhe humbi jeten menjehere.

Forca te shumta policie kane mberritur ne vendgjarje autoret e ngjarjes qe sipas policisë jane identifikuar jane shpallur ne kerkim e po punohet per kapjen e tyre. Nderkohe qe jane shoqeruar 5 persona qe dyshohet se kane djeni per ngjarjen.

Lidhur me motivet policia dyshon se ngjarja ka ndodhur per gjakmarrje pas nje konflikti 20-vjeçare mes familjes Qarri e Qosja ne Mal te Jushit. Historia gjakmarrjes fillon ne vitin 1992, ku vritet me arme zjarri kryefamiljari i familjes Qarri, per kete vrasje viktima e sotme Lulzim Qarri 12 vite me pare vret ne shenje gjakmarrje nje mashkull te familjes Qosja. Autori u arrestua nga policia dhe pasi kryen 8 vite burg del nga burgu dhe qellohet sot per vdekje ne kete zinxhir gjakmarrje qe kercenon dy familjet e nje fshati.

Top Channel