Pakistani rihap kufijtë për NATO-n

05/07/2012 13:20

Kamionë furnizues të NATO-s në Afganistan kaluan kufirin për në Pakistan për herë të parë në shtatë muaj, ndërsa Islamabadi lejoi rihapjen e linjave tranzit.

Zyrtarët pakistanë pranuan se të paktën dy kontenierë kaluan në kufirin me Afganistanin gjatë së enjtes.

Shumë kontenierë dhe furnizime të tjera ndodhen në qytetin jugor port të Karaçit, në Pakistan, në pritje të kalimit të procedurave dhe udhëtimit në Afganistan.

Rifillimi i furnizimeve nga territori pakistanez, rruga më e shkurtër për të mbërritur në bazat afgane, nisi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashtuan një ndjesë zyrtare për vrasjen e 24 ushtarëve në një incident fatkeq në kufi, në muajin nëntor.

Rihapja e rrugës do t’i kursejë SHBA-së qindra milionë dollarë, ndërsa përgatitet për tërheqjen përfundimtare, të planifikuar për vitin 2014.

Nga ana e tij, Pakistani ka shprehur shpresën se ky gjest mirëbesimi do të interpretohet si duhet nga SHBA dhe NATO, duke shërbyer për një përmirësim të marrëdhënieve të ndërlikuara dypalëshe.

Top Channel