Vazhdon konflikti në Kuvend ndërmjet deputetëvetë PDK-së dhe Vetëvendosjes. Bekim Haxhiu i PDK-së mori fjalën që t’ju kërkojë falje qytetarëve për përleshjen fizike me deputetet e Vetëvendosjes me 28 qershor.

Por ai fillimisht akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e skenarit të ‘vëllavrasjes’. Ai shtoi se është rrahur pabesisht nga tetë persona në oborrin e Kuvendit të Kosovës përfshi këtu edhe shefin e grupit parlamentar Visar Ymeri, të cilin Haxhiu e quajti ‘milingonë të politikës sekrete të Vetëvendosjes’.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Ai kritikoi bashkëluftëtarët e tij që tash janë në PDK, për sic tha, heqje dorë nga betimi i ushtarit, nga qeveria e luftës, nga flamuri me të cilin luftuan, por sipas Selimit kurrë nuk hoqën dorë nga Sherbimi Informativ i Kosovës.
 
“E çarmatosen UÇK-në dhe shuajten, e armatosën SHIK-un dhe e ruajtën. Prandaj ishte ky rrjet spiunazhi i quajtur SHIK, pa asnjë bazë ligjore vazhdoi veprimtarinë supersive edhe pas janarit të vitit 2000, ku u shuan edhe institucionet e përkohshme me Qeverinë e dal nga lufta”, tha deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.
 
Sipas  Selimit lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i durojë asnjëherë provokimet e njerëzve të SHIK-ut në Kuvend. Ndërkaq kërkoi nga qytetarët që të kuptojnë se sa e vështirë është sipas tij të durohen njerëzit e tillë.

Top Channel