Lëvizja Vetëvendosje dështon në ndërprerejn  e procesit  privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut nëpërmjet mocionit në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, një debat i ashpër parlamentar i parapriu procesit të votimit. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti akuzoi rëndë qeverinë e kryeministrit Hashim Thaci për shitjen e rrjetit energjetik të shpërndarjes me cmim shumë të lirë ndërsa kërkoi nga kompania fituese e tenderit nga Turqia që të heqë dorë nga blerja e kësaj kompanie sepse do të përballet me kundërshtimin e fuqishëm të Vetëvendosjes, punëtorëve dhe popullit
 
Kryeministri Thaci e quajti Vetëvendosjen si grup politik të shkëputur në mënyrë aksidentale. Ndërkaq Albin Kurti duke u fokusuar më shumë te procesi i privatizimit duke i bërë një analizë të detajuar cmimit të shitjes i cili është 26.3 milionë euro.

Kurti  tha se te gjitha asetet e distribucionit përfshi rrjetin elektrik, nënstacionet dhe objektetet e tjera i janë dhënë privatizuesit për vetëm 6 milionë euro, potenciali zhvillimor i kek0ut është shitur po kështu për 6 milionë e gjysmë, tregu me më shumë se 400 mijë konsumatorë i bie se është shitur po kështu 6 milionë cka do të thotë se  një konsumator kosovar ka kushtuar vetëm 15 euro.

Ndërsa pjesa e fundit sipas Kurtit më shumë se 2 mijë punëtorë të kek-ut janë shitur për 6 milionë euro e që i bie afër 2600 euro për një punëtor.

Sidoqoftë asnjëra nga partitë politike nuk i dha përkrahje të plotë lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkonte ndëprerjen e shitjes së KEK-ut.

LDK-ja kërkoi që qeveria të tregohet më transparente një gjë me të cilën u pajtua edhe kryeministri Thaci.

Ai tha se do t’i raportojë kuvendit për secilin hap. Por pasi në rend dite ishte mocioni i Vetëvendosjes atëherë edhe pas një pauze 20 minutëshe, në të cilen mendohej se partitë politike do të pajtoheshin për dicka, mocioni nuk u votua nga shumica e deputeteve.

Top Channel