Kinë, Banka Qendrore ul normat e interesit

05/07/2012 18:50

Banka Qendrore kineze uli për herë të dytë brenda dy muajve të fundit normat e interesit në përpjekje për të ndaluar uljen e rritjes ekonomike të vendit.

Norma referencë e kreditimit u ul nga 6.31 përqind që ishte në 6 përqind, ndërkohë që për depozitat ulja shkon nga 3.25 përqind që ishte në 3 përqind.

Ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e premte dhe pason atë të ndërmarrë më 7 qershor nga Banka Qendrore Kineze. Para këtyre dy lëvizjeve, Banka Qendrore e Kinës nuk kishte ndërmarrë hapa të tillë që nga periudha e nisjes së krizës financiare globale, në vitin 2008.

Ekspertët deklarojnë se lëvizjet e Kinës bëhen për të rikthyer ekonominë me hapat e mëparshëm të rritjes, gjë që është e vështirë të ndodhë. Megjithatë, ata shprehen entiziastë duke deklaruar se deri më sot të gjithë në Kinë ishin të shqetësuar për ngadalësimin e rritjes ekonomike, por dy ulje të njëpasnjëshme, brenda 2 muajve të normave të interesit, tregon që asnjë nuk do të rrijë më duarkryq. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA