Japoni, kriza bërthamore e shkaktuar nga njeriu

05/07/2012 08:15

Kriza në reaktorët bërthamorë të Fukushimës u shkaktua kryesisht nga njeriu, arriti në përfundimin e një komision hetimor në Japoni ditën e enjten.

”Katastrofa mund dhe duhet të ishte parashikuar e parandaluar, ndërsa rrjedhojat negative të tërmetit u shumëfishuan nga përgjigja e ngadaltë dhe e papërshtatshme e përgjegjësve”, shkruhej në raportin qeveritar.

Në këtë dokument, dokumentoheshin gjithashtu një seri problemesh si në planin qeveritar të emergjencës, ashtu edhe në reagimin e “Tepco”-s, firmës që operon reaktorët.

Në syrin kritik vendosej edhe besimet e zakonshme kulturore dhe mungesa e nismës vetjake të drejtuesve të ulët, të prirur për të mos vendosur në diskutim urdhërat e marra.

Gjashtë reaktorët në qendrën e Fukushimës u dëmtuam rëndë nga tërmeti dhe tsunami që pasoi në 11 mars 2011, duke krijuar një krizë bërthamore, e konsideruar gjerësisht si më e rënda që prej incidentit të Çernobilit.

Top Channel