Gati një orë ka zgjatur takimi i përfaqësuesve të trojkës që kanë mbërritur në Athinë me kryeministrin Samaras në ditën e tij të parë të punës pas një operacioni në sy dhe terapise mjekesore që ai ka ndjekur.

Inspektoret e BE, FMN dhe BQE qe shqyrtojne ecurine e programit te reformave financiare per te dhene me pas driten jeshile ne levrimin e kesteve te huase se shpetimit, kane degjuar ndryshimet qe kerkon prej tyre qeveria greke për të zgjatur periudhën e përmbushjes se objektivave te deficitit.

Athina argumenton se programi i  reformave ka shkaktuar recension akoma me te thelle te ekonomise dhe rritje te papunesise duke shkaktuar zemerim popullor dhe rritje te trazirave sociale.

Qeveria e re greke kerkon reduktim te taksave, ndalimin e pushimeve nga puna ne sektorin publik ,rritjen e asistences sociale per te papunet dhe një nje kohe shtesë prej dy vjet për të reduktuar deficitin pa humbur objektivat fiskale.

Por BE dhe FMN-ja kanë paralajmëruar se ka pak hapësirë për manovrim. Greqia është tashmë shume pas ne zbatimin e programit të saj pasi ka vuajtur nga nje paralize politike e shkaktuar nga dy procese zgjedhore brenda gjashte javeve.

Inspektoret e troikes qe kane filluar punen me takimin me ministrin e ri te Financave Janis Sturnaras qe eshte betuar disa ore me pare, do te hartojne nje raport te hollesishem ne fund te ketij muaji ne baze te te cilit do te aprovohet ose jo prej kreditoreve, kesti i ardhshem per Athinen prej me shume se 30 miliardë euro ne fund te muajit gusht.

Top Channel