Vidhet me maska dhe armë në mes te dites një argjendari ne qender te
qytetit te Fierit. Keqberesit kane goditur pronarin dhe kane mundur te
marin me vete rreth 2 kilogramë flori.

Rreth ores 11.30 minuta dy persona te maskuar dhe te pajisur me nje kallashnikov jane afruar qetesisht argjendarise, qe ndodhet vetem 50 metra larg qendres se qytetit, ne bulevardin kryesor “Jakov Xoxa”. Deshmitaret thane se dy personat te maskuar kane ecur ne kembe ne trotuarin prane argjendarise dhe kane hyre me shpejtesi ne brendesi te saj.

Nen kercenimin e armeve ata kane marre metalet e shtrenjta, dhe kane dale te maskuar nga argjendaria dhe qetesisht kane marre mjetin motoçiklete qe e kishin parkuar perballe argjendarise, duke u larguar drejt periferise se qytetit.

Top Channel