BQE ul normën e interesit

05/07/2012 16:20

Banka Qendrore Europiane uli normën e interesti nga 1 përqind në 0.75 përqind, duke regjistruar normën më të ulët në historinë 10-vjeçare të monedhës së përbashkët.

Një tjetër vendim i BQE-së ishte edhe ulja e interesit të depozitave të vetë institucionit, nga 0.25 përqind, duke e çuar atë në zero.

Ky është vendimi i marrë nga institucioni financiar i monedhës së përbashkët, por pa dhënë sqarime se cfarë pritet nga këto masa. Një gjë të tillë, pritet të bëjë në orët e mëvonshme, kreu i BQE-së, Mario Draghi.

Megjithatë, ndryshe nga sa kishin përfolur disa ekspertë, këto janë masat e vetme aktuale e BQE-së për nxitjen e ekonomisë. Një normë më e ulët interesi shërben për të rritur sasine e likuiditeve (paratë që qarkullojnë në treg), duke inkurajuar kreditimin dhe dekurajuar depozitat.

Lëvizja vjen një javë pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ecin drejt një sistemi bankar më të qëndërzuar, nën drejtimin e BQE-së.

Në një deklaratë të mëparshme, guvernatori Draghi i kërkoi udhëheqësve europiane që të përcaktojnë sa më shpejt një qëndrim të përbashkët, sepse ndryshe institucioni që ai drejton do ta ketë shumë të vështirë të udhëheqë Eurozonën drejt daljes nga kriza më e thellë që prej krijimit t

Top Channel