SHBA, 236 vjetori i Pavarësisë

04/07/2012 23:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama festoi ditën e Pavarësisë bashkë me 25 ushtarët e huaj që morën shtetësinë amerikane.

Gjate fjalimit në Shtëpinë e Bardhe ai tha se emigracioni e ka bërë Amerikën më të fortë duke i dhënë këtij vendi, rolin udhëheqës të shekullit të 21-të.

25 shtetasit e rinj ishin nga 17 vende të ndryshme,  Meksika, Kolumbia, Nigeria dhe Rusia.

Dita e Pavarësisë së SHBA-së përkon me 14 vjetorin e vajzës së Presidentit, Malia-s.

Thuajse një milionë amerikane po e festojnë 4 korrikun, këtë ditë historike, duke u përballur me të nxehtin e madh, mungesë të energjisë elektrike të shkaktuar nga stuhia e ditës së premte që përfshiu zonën lindore të vendit apo nën kërcënimin e zjarreve, në zonën perëndimore të tij.

4 korriku 2012 shënon 236-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë nga sundimi Britanik, dokument që u hartua nga Tomas Jefersoni dhe që u bë simboli më i rëndësishëm i lirisë për amerikanët.

Anembanë Shteteve të Bashkuara, flamuri me  ngjyrat e tij të kuqe, të bardhë dhe blu po valëvitet si simbol i lirisë së vendit.

Top Channel