Ka dalë me sukses ndërhyrja kirurgjikale në zemrën e Alketit, vogëlushi
14 muajsh shqiptar i operuar ditën e martë në spitalian Torrette të
Anconës.
Mjeket, të cilët i patën dhënë vetem dy muaj jete per shkak te dy keqformimeve te lindura ne zemer, bejne te ditur se tani ai eshte ne gjendje te mire dhe te stabilizuar.Rasti i këtij femije mallëngjeu opinionin publik pas fushates per mbledhje fondesh te hapur nga shoqata Le Patronesse, e cila kërkoi ndihme per te përballuar shpenzimet e operacionit dhe ato te nevojshme per periudhen e mëpasshme ne spital. 20 mije eurot e nevojshme u mblodhen per tre jave. Kryetarja e shoqates Milena Fiore na tha se kane mberritur shuma te medha e te vogla nga i gjithe vendi. “Para jane dhuruar edhe nga shume shqiptare, te pakten me sa kuptoj nga mbiemrat”, na thote ajo duke falënderuar te gjithe per ndihmen e vyer.
Historia e Alketit duket si e dale nga pena e nje romancieri. Vogëlushi flokeverdhe qe me buzëqeshjen e tij rrëmbeu shume zemra, vjen nga jetimorja e Tiranes ku ka kaluar jeten e tij. Ai eshte femija i nje adoleshenteje te përdhunuar qe nuk ka mundur ta mbaje.Por me sa duket ndonjehere edhe jeta reale mund t’i ngjaje përrallave, kur papritur nje mrekulli, ia nderron rrjedhen fatit te erret.
Top Channel