Lezhë, arrestohet autori i vrasjes së 9-vjeçarit

04/07/2012 00:00

Policia ka arrestuar Altin Shkretën, autorin e vrasjes së 9-vjeçarit në Mamurras.

Shtetasi Altin Shkreta u arrestua në aksin rrugor Mamurras-Lezhë.

Vrasja e 9-vjeçarit ka ndodhur rreth një muaj më parë, ku u plagos edhe xhaxhai i fëmijës.

Altin Shkreta është vëllai i Alban Shkretës, i arrestuar ditën e kryerjes së krimit. Ngjarja e rëndë kishte si shkak një sherr banal mes autorëve të ngjarjes dhe babait te 9-vjeçarit një ditë para vrasjes.

Xhaxhai i fëmijës së vrarë kishte shkuar ta shoqëronte nipin e sapodalë nga shkolla, por është qëlluar me armë zjarri automatike nga një automjet në lëvizje. Për pasojë fëmija humbi jetën në vend.

Top Channel