Gjashtëdhjetë persona, të cilët një mënyrë ose në një tjetër kanë të bëjnë me Kosovën, janë në listën e të kërkuarve nga “Interpoli”.

Lajmin u përcoll ditën e mërkurë nga e “Telegrafi”. Në mesin e personave të kërkuar nga “Interpoli” është i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit, por edhe të tjerë, siç janë: Leme Xhema, Enver Sekiraça dhe Yusuf Sonmez.

Për shkak se institucionet e Kosovës nuk është anëtare e Interpolit, ajo nuk mund të dorëzojë kërkesa për futjen ose heqjen nga lista e të kërkuarve nga forca ndërkombëtare policore. Madje një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as “EULEX”-i.

Të gjitha kërkesat duhet të shkojnë përmes “UNMIK”-ut, i cili mision ka një zyre të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve.

Top Channel