Korçë, projekt për mbeturinat

04/07/2012 00:00

12 mijë metra katrorë sipërfaqe të fushës së mbetjeve urbane në fushën e
Korçës do të rehabilitohen deri në ndërtimin e landfilldit të Maliqit
që është edhe zgjidhja përfundimtare.

Fusha problematike per shkak, jo vetem te siperfaqes, e cila ka erdhur duke u zgjeruar, por edhe pasi eshte vetem pak metra ne distance nga zona e banuar pas 45 ditesh do te jete ne nje gjendje te rehabilituar.
Administratorë të projektit per rehabilitimin tregojne se ne kete faze te pare punimet parashikojne ngjeshjen dhe mbulimin e mbeturinave aktuale, nderkohe qe do te ndertohet edhe nje kanal per mbledhjen e ujrave te ketyre mbeturinave per te shmangur kontaminimin e ujit te pijshem.

Fondi per kete nderhyrje ka nje vlere prej 119 mije euro dhe eshte nje bashkepunim mes Bashkise se Korces dhe qeverise gjermane dhe do te realizohet ne dy faza. Faza e pare eshte ajo e rehabilitimit te fushes aktuale te mbetjeve ndersa faza e dyte qe shenon edhe zgjidhjen perfundimtare te problemit eshte ndertimi i landfillit te Maliqit.

Top Channel