Komisioni i Arsimit shqyrton ankesën

04/07/2012 00:00

Anëtarët e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë shqyrtuar ankesat e
Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për zhvendosjen e 25 pedagogëve nga
Departamenti i Anglishtes, në fakultete të tjera. Vendimi i Këshillit
Mbikëqyres te universitetit, sipas kryetares së Komisionit cënon
autonominë.

“Në nenin 36 thuhet fare qartë, kompetencat e Këshillit të Fakultetit dhe në rastin konkret ne kemi një shpërfillje të Këshillit të Fakultetit dhe vetë Fakultetit. Fakulteti nuk është pyetur dhe nuk është normale që një Fakultet, që preket në mënyrë esenciale nga kjo e ashtuquajtur reformë të mos jetë përfillur. Kemi një shkelje ligjore përsa kohë që nuk është përfillur fakulteti dhe kemi shkelje të autonomisë”, tha Leskaj.

“Pas marrjes së informacionit mund të bëjmë edhe një analizë. Nuk ka kuptim të gjykojmë të tjerët ose të bëjmë palën, mes universitetit, ministrisë dhe palës tjetër se nuk është funksioni ynë”, tha deputeti Mark Marku.

Deputetet kane kerkuar sqarime nga ministri i Arsimit.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja duhet të punësonte edhe më tepër pedagogë, personel të brendshëm, për t’ia ndalë mbanë këtij objektivi që është tek dera. Provimi i detyruar i gjuhës së huaj, pjese e matures është në 2014, ndërkohë që shohim shkurtim kuotash nga Ministri dhe shkurtim personeli. Më duket si një lloj dakordësie mes rektorit dhe ministrit”, tha deputetja socialiste Ledi Shamku.

Pas kohe me pare dekania e Fakultetit te Gjuheve te Huaja ka bere nje ankese mbi kete vendim te ndermarre nga Keshilli Mbikqyres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB