Irani teston raketat dhe “drone”

04/07/2012 18:25

Autoritetet iraniane njoftuan testimin me sukses të disa raketave anti-anije dhe anti-avionë në Gjirin Persik.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore, IRNA deklaron se 7 raketa anti-anije u testuan me sukses në Gjirin Persik dhe se në manovrat stërvitore ushtarake u përfshinë edhe avionë të telekomanduar (drone) të cilët goditën me saktësi objektivat e paracaktuara.

Në testim u përdorën 3 lloje raketash, me rreze të gjatë veprimi, me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër.

Ushtarakët e lartë iranianë synojnë që me armatimet e testuara, të “kthejnë luftën në favorin e tyre” në rast të një konflikti të mundshëm në Gjirin Persik.

Teherani zyrtar prej muajsh tashmë ndodhet nën sanksione të forta ekonomike të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe me konfliktin e fundit në Siri, programi bërthamor iranian është lënë disi “pas dore” nga ndërkombëtarët.

Top Channel