Organet greke te Rendit kane filluar nga brigjet lindore te lumit Evro
ne kufijte me Turqine e deri ne Athine, nje operacion gjigand me emrin e
koduar paradoksal “XeniosZeus” qe ne Greqine antike, kishte kuptimin e
fjales -mikpritje per te huajt.

Mbi 1880 police jane derguar ne kufijte greko-turke per ndalimin dhe debimin e mijera emigranteve te huaj ilegale qe vershojne cdo dite ne territorin grek.Nje prej shkaqeve kryesore te ketij operacioni jane edhe paralajmerimet qe i ka bere Ankarase dhe Athines, ministri i Brendshem gjerman Hans Peter Fritrih, pasi Berlini ka shprehur friken e hyrjes se nje vale te pallogaritshme emigrantesh ilegale nga Siria nepermjet Turqise ne Greqi,e me pas ne gjithe Europen qendrore.

Kjo çeshtje ka mbizoteruar edhe ne disa takime te funksionareve te larte te BE te cilet kane diskutuar per ndihmen qe duhet tu japin ketyre dy vendeve, pasi nuk jane ne gjendje te kontrollojne sidomos ne kete periudhe perleshjesh te pergjakshme ne shume qytete te Sirise,largimin e qinderamijera qytetareve te frikesuar nga masakrat e forcave ushtarake te presidentit Bashar Al Assad.

Prej mengjesit te sotem edhe ne qender te Athines 1500 police kane filluar operacione ne cdo shtepi dhe rrugice per mbledhjen dhe transferimin ne qendrat e pritjes,te qindera emigranteve qe ndodhen ne menyre te paligjshme ne kryeqytetin grek.

Sipas ministrit te Rendit Nikos Dhendias operacioni ne fjale ka per qellim spastrimin e zonave te qendres nga emigrantet ilegale si dhe mbylljen hermetike te kufijve greko-turke per nje vale te mundshme nga Siria.Duhet te tregojme- ka theksuar ai- se Greqia nuk eshte nje vreshte pa zot.

Top Channel