Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi për herë të parë se rritja
ekonomike e vendit tashmë është e rrezikuar nga disa faktorë.
“Në një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë se tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë, si masa mbrojtëse ndaj krizës, mund të kthehen në një dem të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike”, tha Fullani.
Fullani tha se ngurrimi i biznesit për të investuar, po dëmton avantazhet konkurruese të ekonomisë.
“Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes së investimeve rrezikon të ndikojë avantazhet konkurruese të ekonomisë dhe potencialin rritës të saj”, tha Fullani.
Guvernatori pranoi se tashmë edhe kredia për ekonominë po kërcënohet nga shkaqe, që sipas tij nuk lidhet me Shqiperine, por nga kriza nderkombetare, duke kerkuar nga bankat te ekzekutojnë hipotekat e lëna peng nga kreditë e pashlyera.
“Nxitja që bankat të trajtojnë problemin përmes nismave më të vendosura për ekzekutimin e kolateraleve dhe kredive të humbura. Vlerësimi ynë ka qenë dhe mbetet që vetëm në këtë mënyrë krijohen kushtet për njohjen dhe trajtimin më të shpejtë të problemit, duke shmangur shtrirjen e tij në kohë dhe duke zvogëluar pasigurinë në të ardhmen”, tha Fullani.
Këto deklarata zoti Fullani i bëri gjatë një aktiviteti në kuadër të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë.
Top Channel