Durrës, sekuestrohet 300 kg kanabis

04/07/2012 00:00

Policia e rrethit të Durrësit sekuestroi rreth 300 kilogram kanabis sativa në një operacion të ndërmarrë në orët e pasdites së mërkurë.

Operacioni u ndërmor në portin e qytetit, kur pas kontrollit në një mjet, tip kamion me targa italiane, u gjet sasia e madhe e drogës e cila kishte për destinacion tregun italian.

Menjëherë u prangos shoferi i kamionit, i cili tentoi të hedhë matanë Adriatikut sasinë e drogës.

Ndërkohë, uniformat blu të Gjirokastrës vazhdojnë të mbajnë të rrethuar fshatin e Lazaratit duke prangosur personat që dyshohet se futen në fshat për të punuar në kultivimin e bimëve narkotike. Rreth 94 persona mësohet se janë arrëstuar ditën e mërkurë, ndërsa pak ditë më parë, policia ndali shoqëroi në komisariat dhjetra të tjerë.

Megjithatë, policia ende nuk ka ndërmarrë asnjë operacion për të hyrë brenda në fshat.

Top Channel