Durrës, mungon uji, remont në stacionin elektrik

04/07/2012 00:00

Një remont në stacionin elektrik të Fushe Kuqes ka shkaktuar probleme të
theksuara në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Durrësit dhe
zonës së plazhit.

Qe nga ora 07.00 e mengjesit kompania CEZ ka nderprere energjine elektrike ne zonen e Fushe Kuqes ku ndodhet burimi kryesor i furnizimit me uje dhe stacioni i pompimit. Per shkak te punimeve ne stacionin elektrik te kesaj zone, shoqeria e Ujesjelles Kanalizimeve Durres lajmeron se eshte nderprere furnizimi me uje te pijshem pergjate dites se merkure deri pasdite vone.

Durresi furnizohet me uje ne varesi te nje grafiku te ndare midis lagjeve. Uji qe furnizon qytetin bregdetar nxirret nga baseni i Fushe Kuqes me ane te shtate puseve te vendosura prane shtratit te lumit Mat.Distanca qe pershkon uji qe nga vendburimi deri ne Durres, si dhe rritja e nevojave per konsum gjate stines se veres vazhdojne te krijojne probleme te furnizimit me uje ne zona te ndryshme te qytetit. Si pasoje e prurjeve te pakta ne rrjet mjaft konsumatore vuajne mungesen e ujit, nderkohe qe premtimet e vazhdueshme elektorale per nje zgjidhje te problemit dhe furnizim 24 ore uje per Durresin mbeten shume larg realitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB