Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku në takimin me kryetarët e
komunave të Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të
vizave, theksoi që deri më 15 shtator të këtij viti duhet të arrihet të
përpunohet raporti i gatishmërisë për procesin e liberalizimit të vizave
dhe t’i dorëzohet Komisionit Evropian.

Ministrja Çitaku tha se ky dokument duhet t’i ofrojë KE-së informata të hollësishme të gjendjes aktuale të legjislacionit, institucioneve përgjegjëse, kapacitete njerëzore, të dhënave dhe statistikave tjera për katër blloqet e procesit të liberalizimit.

“Nga ne kërkohet që deri më 15 shtator të dorëzojmë te Komisioni Evropian raportin e gatishmërisë. Kjo datë nuk është larg janë më pak se dy muaj dhe kjo tregon se sa intensivisht duhet të punojmë ne në përmbushjen e detyrimeve tona”, theksoi Çitaku.

Top Channel