Britania: Do mbyllim kufijtë

04/07/2012 00:00

Deklarata e kryeministrit Cameron se do të mbyll kufijtë e Britanisë për
refugjatët nga Greqia dhe çdo vend i BE-së në krizë nga euro pason
deklarimet e ministres se tij të Brendshme, e cila njoftoi kontrolle
emergjente emigracioni ne rast te deshtimit te euros.

Cameron eshte keshilluar se ai mund te shfrytezoje kompetenca legale te jashtezakonshme per te mbyllur dyert e vendit te tij per emigrantet nga BE, te cilet zakonisht punonjesit e emigracionit nuk i ndalojne dot te hyne ne Britani.

Ai shkoje me tej se çdo ministër i tij në dhënien e detajeve për planet kontigjent në rast kolapsi të Eurozones. Duke folur perpara deputeteve ai tha se “do te bente c’ishte e mundur per te mbrojtur Britanine” .

I pyetur konkretisht per Greqine, Cameron tha se “do beje cfaredo qe te te jete e mundur per te mbrojtur vendin, per ta mbajtur ate te sigurt, sistemin bankar  te forte dhe ekonomine te fuqishme”. Shume greke kane transferuar parat e tyre nga bankat greke drejt institucioneve finaciare britanike gjate javeve te fundit per te ruajtur kursimet e tyre.

Nderkohe ish-ministri laburist per Evropen Denis Mekshejn tha se “nese ne  ndalojme cdo grek qe te vije ne Britani, greket do ndalojne cdo britanik drejt shkuarjes ne Greqi. Dhe ky eshte nje fillim shume i mire per sezonin turistik”. Shefi i qeverise tha se se pozicioni ligjor eshte se nese ka strese dhe situata te jashtezakonshme  eshte e mundshme te kufizohen prurjet migratore.

“Duhen bere plane, duhen pasur plane kontigjent dhe duhet te jemi gati per cdo pasiguri ne botne tone. Por une shpreso jqe keto gjera te mos jene te domosdoshme” u shpreh Dejvid Kemeren ne parlament.Detajat e planfikimit  sugjerojne se zyrtaret britanik jane seriozisht te shqetesuar se eurozona mund te falimentojë. Greqia pritet te botoje te dhenat te reja alarmante per ekonomine e vet gjate kesaj jave, te cilat mund te perforcojne nje frike te tille.
 

Top Channel