Qeveria miratoi disa ndryshime në Ligjin për Deklarimin e Pasurive të
Zyrtarëve dhe Konfliktit të Interesit, ndryshime që zgjerojnë rrethin e
të afërmve të zyrtarëve të lartë.
Sipas kryeministrit Sali Berisha keto ndryshime jane te rendesishme per luften kunder korrupsionit, pasi i krijon Inspektoriatit të Kontrollit të Pasurive me shume hapesira per hetimin e fshehjes eventuale te pasurise nga zyrtaret e larte apo kalimin e pasurive te paligjshme tek persona te afert.
Keto ndryshime ligjore ishin nje rast i mire per kryeministrin Berisha te sillte ne vemendje nje nga 12 kushtet per marrjen e statusit, kufizimin e imuniteteve. Megjithese te dyja palet kane shprehur vullnet publik, qe shkon deri ne gatishmerine per te ndryshuar Kushtetuten, ky kusht mbetet i papermbushur dhe sipas kryeministrit Berisha pengese vazhdon te jete Partia Socialiste.
“Ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama te mos degjoje me Keshillin e Miliardereve te partise, por zerin e socialisteve te thjeshte. Te beje zgjidhjen zoti Rama mes imunitetit te Tom Doshit dhe interesave te socialistit, qe ka 20 vjet qe e voton dhe robtohet pas tij dhe qe eshte jo nje, por jane me qindra mijera. Te mos dale nga tribuna ne tribune me retorike te ligjeroje e vajtoje per varferine. Korrupsioni eshte faktori kryesor ne nje vend te lire qe nxit varferine”, tha Berisha
Reagimi i Ramës në Twitter
Kreu opozitës Edi Rama i ka dhënë përgjigje nëpërmjet rrjetit social Twitter deklarimeve të kryeministrit Berisha për heqjen e imuniteteve.
“Keshilli i Miliardereve ne PS nuk do heqjen e imunitetit, deklaroi kryeministri. Sipas Rames kjo eshte nje ligesi e gjalle, pas PS ka votuar cdo heqje imuniteti unanimisht, edhe per veten”.
Po për këtë cështje në një tjetër mesazh kryesocialisti thotë se “Kryeministri pergojon ligesisht deputetet e PS!Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Kjo eshte nje genjeshter”, shkruan Rama, duke kujtuar se Tom Doshi eshte pa imunitet, me voten e tij e tonen.
Top Channel