
Rreziku i rënies së zjarreve në lagjen muzeale Kala, si rezultat i
prezencës së kodrave të pyllëzuara që ndodhen rreth saj ka bërë që të
ndërhyjnë forcat e ushtrisë për pastrimin e shkureve dhe pishave të
thata.
Ushtarë të Repartit të Vërtopit në Berat nisën nga puna për pastrimin e sipërfaqeve rreth mureve të saj. Kjo zonë e pyllëzuar në ditët e verës përfshihet nga flakët e zjarrit duke vënë në rrezik jo vetëm lagjen muzeale, por dhe banesat e saj.
Në hyrje të lagjes është punuar nga forcat e ushtrisë për pastrimin e shkurreve rreth mureve të kalase, por dhe largimin e pishave të thata, të cilat jane prerë. Ky aksion do të vijoje dhe në ditët e ardhshme me forca të reparteve të tjera të ushtrisë dhe institucioneve që varen nga prefektura për pastrimin e gjithë sipërfaqeve nga shkurret në këtë lagje me qëllim që ato të mos bëhen rrezik për rënien e zjarreve.
Top Channel