
Autoritetet italiane kanë ekstraduar dy shtetasit shqiptarë, Altin Belulaj dhe Cukal Delija të dënuar me burg në mungesë si përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e 9 Janarit 2004.
Belulaj nga Vlora, 32 vjeç është dënuar në vitin 2005 me 25 vjet heqje lirie, ndërsa Cukal Delija nga Shkodra, 43 vjeç do të vuajë dënimin prej 15 vitesh heqje lirie. Të dy këta shtetas u shpallën fajtorë për disa akuza mes të cilave edhe trafik qeniesh njerëzore, akuzë kjo e rënduar nga vdekja e 21 personave.
36 persona, kryesisht nga Shkodra dhe rrethinat e saj, në përpjekje për të mbërritur në Itali si klandestinë, paguajnë nga 1500 euro për të kaluar detin me gomone. Udhëtimi i tyre u ndërpre tragjikisht kur gomonia me të cilën udhëtonin ata u fundos më 9 Janar 2004.
21 të mbytur dhe 15 të shpëtuar ishte bilanci i tragjedisë së 9 Janarit 2004.
Top Channel