Vetëm një ditë para se Bashkia e Tiranës të zhvillojë tenderin e
shpallur për blerje dhe instalim të sistemit GIS, i cili përmban të
gjitha të dhënat që nga instalimet elektrike, telefonike, hidraulike,
por edhe informacione për taksat, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka
akuzuar Bashkinë se ka paracaktuar kompaninë fituese te këtij tenderi.
“I kam kerkuar shpjegime se si kanë kalkuluar shifrën e shpallur në tender prej rreth 400 mijë dollarësh për blerjen e një sistemi. I kam kërkuar edhe të shpjegojnë përpara qytetarëve të Tiranës në afatin 30-ditor, sesi do ta realizojë firma që do të fitojë tenderin. Nuk kemi ende një përgjigje, qoftë nga ministri Pollo që mbulon teknologjinë e Informacionit dhe është përgjegjës për çdo sistem që instalohet në cdo institicion. Kam të gjithë të drejtën t’i akuzoj dhe denoncoj edhe Genc Pollon edhe Lulzim Bashën për tentativë grabitjeje të parave të qytetarëve të Tiranës. Pse duhet blerë dicka që është blerë njëherë? Mundet të përmirësohej, të zhvillohej më tej”,tha Shalsi.
Deputeti socialist akuzon Bashkinë e Tiranës për abuzim me fondin prej 42.5 milionë lekë vënë në dispozicion të këtij tenderi, pasi sistemi GIS, sipas tij ishte blere qe ne vitin 2004, me fonde te qeverise holandeze, me procedura te Bankes Botetore dhe asistuar ne nje faze te dyte nga GTZ e specialiste te tjere te huaj. Ne fakt ne faqen zyrtare te Bashkise se Tiranes kane mbetur ende disa gjurme te ketij sistemi gjate fazave te implementimit te tij.
“Ne do ta monitorojmë me jashtëzakonisht vëmendje dhe kujdes zhvillimin e tenderit dhe po ju siguroj që çdo firmë që do të marrë pjesë është nën mbikëqyrjen tonë. Natyrisht që mënyra se si kanë hartuar termat e referencës dhe përmbi të gjitha afati 30-ditor, të bën të dyshosh që fituesi është paracaktuar. Ne nuk mund të lejojmë që qytetarëve të Tiranës në mes të ditës, në mes të Tiranës me procedura t’i vidhen 400 mijë dollarë. Ata njerëz duhet të jepnin një shpjegim”, tha Shalsi.
Nga ana e Bashkise nuk jane dhene shpjegime kerkesave si të deputeteve te opozitës, ashtu edhe te mediave per te vertetën e këtij tenderi.
Top Channel