Francë, policia bastis shtëpinë e Sarkozy

03/07/2012 00:00

Policia franceze bastisi zyrën dhe shtëpinë e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy në kërkim të provave për akuzën e mashtrimit financiar të ngritur kundër Sarkozy edhe më parë.

Kontrolleve iu është nënshtruar edhe një studio ligjore në të cilën Sarkozy zotëron aksione, ndërkohë që vetë ish-cifti presidencial ndodhet me pushime në Kanada.

Hetimi i autoriteteve franceze ka të bëjë mbi dyshimet se gjatë fushatës së vitit 2007, Sarkozy ka përfituar donacione në mënyrë të paligjshme nga gruaja më e pasur e Francës, Liliane Bettencourt. Sarkozy akuzohet se ka përfituar mijëra euro nga Bettencourt, duke shkelur ligjin zgjedhor francez që kushtëzon donacionet individuale për kandidatët për president, në jo më shumë se 4800 euro.

Edhe gjatë ushtrimit të detyrës si president, Sarkozy është akuzuar për përfitime donacionesh në mënyrë të paligjshme dha ka qenë pikërisht emri i Liliane Bettencourt ai që ka dalë në mediat vendase. Por si Sarkozy, ashtu edhe supermilionerja Bettencourt i kanë mohuar akuzat.

Por nisur nga pozicioni i kreut të shtetit dhe mungesës së provave të tjera bindëse, akuzat ndaj Sarkozy në atë kohë mbetën thjesht tituj gazetash.

Top Channel