BE: Greqia të paguajë borxhet

03/07/2012 00:00

Greqia të paguajë borxhet e prapambetura, pastaj të kerkoje fonde të reja për bizneset e saj të mbetura pa likuiditet.

Edhe pse me Spanjen BE-ja u tregua me e zbutur, vendit helen duket se nuk ka ndermend t`i beje tolerime. Kreu i task forces se Komisionit Europian per Greqine, qe po ndihmon rimekembjen e ekonomise greke, e beri te qarte se mungesa e financimit rrezikon te minoje cdo lloj progresi te arritur nga reformat.

 “Do te ishte shume e veshtire te permiresohej situata e ekonomise greke edhe me reformat e kerkuara nese nuk zgjidhjet ceshtja e aksesit financiar. dhe hapi i pare ne kete drejtim do te ishte pagimi i borxhit te prapambetur, e sigurisht edhe i kontributeve te tatimit mbi vleren e shtuar qe sidomos me industrine e eksportit jane akumuluar e po krijojne veshtiresi”, tha Horst Reichenbach, kreu i Task Forces se KE. 

Borxhi sovran i Greqise ka krijuar nje ngerc te jashtezakonshem krediti per bizneset, me bankat qe mes shume veshtiresish perpiqen te huazojne ndersa qeveria ne prag te falimentimit perpiqet t`i shmanget pagesave te vonuara per te mos mbetur pa likuiditet. Athina i detyrohet mbi 6 miliarde euro furnizuesve ne industri duke nisur nga ajo farmaceutike e deri tek ndertimi, cka shton akoma me shume problemet e ekonomise se cale te vendit.  

Top Channel