Zgjedhjet në Meksikë, Nieto në krye

02/07/2012 00:00

Partia e hershme pushtet-mbajtese ne Meksike, PRI duket se do te marre
serish ne dore drejtimin e vendit. Rezultatet paraprake te zgjedhjeve
presidenciale nxjerrin fitues kandidatin e saj, Enrique Pena Nieto.

45-vjeçari renditet i pari me rreth 38 per qind te votave, duke lene pas me nje diference prej disa pikesh perqindjeje rivalin Andres Obrador. Ne kampin e Nietos, festimet kane nisur.

“E pranoj me emocion, e pranoj me angazhim dhe pergjegjesi maksimale mandatin qe meksikanet po me japin sot. Tre muajt e fundit, politikanet, kandidatet kane folur çdo dite. Sot ishte radha e qytetareve te thonin fjalen e tyre dhe e bene kete me qartesine me te madhe ne momentin, kur votuan ne drejtim te ndryshimit”, tha kandidati i PRI-së.
 
Mijera police ishim mobilizuar ne diten e votimit mes frikes se do te kishte kercenime nga ana e bandave te droges. Meksikanet hodhen voten e tyre edhe per kongresin e ri dhe disa guvernatore shteterore. Lufta ndaj trafikut te lendeve narkotike dhe problemet e ekonomise ishin boshti i fushates zgjedhore te Nietos, qe deklaroi se nuk do te kete as pakt e as armepushim me krimin e organizuar.

45-vjeçari eshte perpjekur te shfaqet si fytyra e re e PRI-se se akuzuar ne te kaluaren per lidhje me boset e droges. Partia institucionale revolucionare e kishte mbajtur pushtetin per 71 vjet perpara disfates ne vitin 2000.

Top Channel