Brenda pak ditësh përfaqësuesit e Bankës Qendrore Europiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian pritet të mbërrijnë sërish në Athinë për të rivlerësuar masat e qeverisë greke për të ulur borxhit galopant.

“Trojka” do të zhvillojë takime me udhëheqësit e qeverisë së re greke e do të njihen me zbatimin e reformave ekonomike. Takime do të ketë më Ministrin e ri të Financave dhe kryeministrit Samaras. Pala greke pritet të paraqesë planin e saj të reformave si dhe t’u kërkojë kreditorëve ndërkombëtarë të zbuten kushtet e huadhënies, sidomos kushti që parashikon afatet e shlyerjes së borxhit.

Vizita e trojkës në Athinë ishte parashikuar për të mbajtur në ditët e fundit të qershorit, por u shty për shkak të shqetësimeve shëndetësore të kryeministrit Samaras.

Top Channel